Aishe Haklaj, 12 orë dëshmi në SPAK për vrasjet e Tropojës: Kemi besim tek SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aisha Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë në Prokurori, ajo theksoi se detajet të mëtejshme do të japë avokati Idajet Beqiri, ndërsa refuzoi të tregoj se çfarë tha para autoriteteve të drejtësisë

Haklaj tha se nuk  është në dijeni nëse në pyetje do të merren dhe pjesëtarët e familjes.

“Besimi ynë është te SPAK. Nuk mund të them më shumë. Ndoshta në vijëmësi avokati do u japë sqarime. Respekt pa fund për mediat. Keni qenë pushteti i vetëm që kemi besuar. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes”-tha ajo. Prej orës 8 të mëngjesit, Aishe Haklaj dëshmoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

Share This Article