Ajax eliminon Real Madridin nga Liga e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajaxi ka mposhtur sonte bindshëm Real Madridin, duke siguruar kualifikimin e më tejmë në Ligën e Kampionëve.

Holandezët kanë fituar me rezultatin 1-4 dhe me rezultat përgjithshëm atë 3-5 në të dyja ndeshjet.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua që në minutën e 7-të me golin e mesfushori, Hakim Ziyech. Mbas 11-të minutave lojë Ajax dyfishon rezultatin me golin e David Neres. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.

Në të dytën Los Blancosit e nisin shumë mirë ndeshje, duke provuar për të rihapur sfidën. Në momentin më kulminant Ajax shënon edhe golin e tretë, duke i dhënë një goditje të rëndë Reali. Djemtë e Solarit zgjohen nga gjumi në minutën e 70-të me golin e Marco Asensios. Por në minutën e 72-të Lasse Schone shënon golin më të bukur të ndeshjes, nga një goditje dënimi dhe i jep eliminimin galaktikëve nga Liga e Kampionëve.

Kështu Ajax kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply