Ajri i ndotur, Sarajeva lëshon alarmin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kantonit të Sarajevës (KS), për shkak të përkeqësimit të rëndë të cilësisë së ajrit në Sarajevë, shpalli “alarm” dhe lëshoi ​​udhëzime për qytetarët, transmeton Anadolu.

Rekomandimet e Qeverisë së Kantonit të Sarajevës në përputhje me standardin US EPA, standardet AQI, përfshijnë ndërprerjen e çdo aktiviteti fizik intensiv në ambient të hapur.

Kategoritë e rrezikuara (fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët nga zemra dhe mushkëritë) janë udhëzuar të ulin në minimum aktivitetet në ambient të hapur.

Mbajtja e maskave mbrojtëse me shenjën EN 149 (FFP2 ose EN 149 FFP3) është bërë e detyrueshme për të gjithë personat që kryejnë punë në ambient të hapur, ndërsa është rekomanduar të përdoret transporti publik.

Në përputhje me masat emergjente dhe rekomandimet për veprim gjatë gjendjes së “alarmit”, zyrtarët e policisë së Kantonit të Sarajevës së bashku me Inspektoratin Kantonal, do të punojnë për kontrollin e automjeteve në trafik. Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e automjeteve me standardin Euro 2.

Share This Article