ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju! 12 hours ago
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit 12 hours ago
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet 12 hours ago
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave 13 hours ago
Bregdeti britanik mbushet me banane, autoritetet: Mos i hani 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Akademi shkencore në 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit

albnews by albnews
21 November, 2020
in Albania, Maqedonia
0
Akademi shkencore në 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me një Akademi shkencore, sot vazhduan aktivitetet e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se jam shumë i nderuar që sot po ju drejtohem për t’ju dëshiruar mirëseardhje në Shtëpinë e Dytë të Alfabetit, pra në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. “Mund të jetë koincidencë, por bukuria qëndron pikërisht në këso koincidence. Alfabeti i shqipes, që u ndihmua aq shumë prej misionarëve amerikanë, u vulos më 22 nëntor 1908, ndërsa Instituti ynë u themelua pikërisht më 22 nëntor dhe tash është i vendosur në objektin e ish Ambasadës Amerikane në Shkup”, u shpreh Asani.

RelatedPosts

Fundi pa lavdi i flamurit të qeverisë/ Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albanian

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

Ankohet Dhoma Amerikane e Tregtisë, ligjet i bëjmë si europianë, por i zbatojmë si shqiptarë

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke uruar për Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, theksoi nevojën që në të gjtiha institucionet të shtohet vëmendja dhe vetëdija ndaj përdorimit korrekt të gjuhës standarde shqipe.

Arafat Shabani, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, përgëzoi Institutin për zhvillimin e këtyre veprimarive, si shembull mjaft i mirë se si duhet të edukohen gjeneratat e reja në frymën e respektit ndaj ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme kombëtare. Ai shfaqen shpresën që nga shtatori i ardhshëm, Abetarja e unifikuar të bëhet realitet në të gjitha shkollat e trevave shqiptare.

Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, theksoi se Kongresi i Manastirit është një ngjarje e madhe unifikuese kombëtare, dhe për të janë duke u zhvilluar një sërë manifestimesh edhe në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Ulqin e gjetiu. Ai u shpreh i lumtur që ITShKSh këto ditë e botoi përmbledhjen me dokumente të Parashqevi Qiriazit, të cilat ndodheshin në AQSH-Tiranë.

Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, tha se të gjitha zhvillimet mua personalisht më bëjnë jashtëzakonisht krenar si shqiptar, por aq më tepër edhe si drejtor që kam fatin ta udhëheq Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës Shqipe, e cila çdo ditë e më tepër jep ndihmesën e vet në zbatimin zyrtar të kësaj gjuhe, e cila shkruhet pikërisht me ato shkronja që u zgjodhën si model në Kongresin e Alfabetit më 1908 në Manastir.
David Hosaflook, drejtor i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, u ndal sidomos në çështjen e varrezave protestante, dhe veçanërisht lidhur me varrin e Gjerasim Qiriazit në Strumicë.
Studiuesi Xhevat Lloshi, paraqiti një kumtesë lidhur me problemet gjuhësore te shqiptarët në të shkruar, në kohën kur po brumosej Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
Ditën e nesërme aktivitetet e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, kulmojnë me përkujtimin e Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi. Me atë rsat, do të promovohet libri me dokumente “Ditari i Parashqevi Qiriazi”, si dhe filmi dokumentar për në UNESCO.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

Muka, Salianjit: Do mbahesh mend si njeriu që me shkop në dorë ke goditur demokratët që mendonin ndryshe nga ju!

10 December, 2025
Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

Full Scan” në Portin e Durrësit/ Kapet me kokainë, armë dhe para, në pranga shoferi i autobusit

10 December, 2025
Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

10 December, 2025
Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

Tragjedi në Marok, 19 të vdekur pas shembjes së 2 ndërtesave

10 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result