ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 5 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 5 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 5 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 15 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Akademi shkencore për 111 vjetorin e Alfabetit shqip

albnews by albnews
21 November, 2019
in Albania, Maqedonia
0
Akademi shkencore për 111 vjetorin e Alfabetit shqip
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me një akademi shkencore, sot në Manastir vazhduan “Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”. Drejtori i ITSHKSH-Shkup, Skender Asani, tha se identiteti shqiptar, si askund më shumë, bashkohet në alfabetin e gjuhës shqipes, dhe s’do mend që ky tharm i identitetit tonë u prodhua pikërisht këto ditë para 111 vjetëve në këtë qytet. Kështu dhe këtu u vulos identiteti jonë dhe prandaj sot jemi shqiptarë kahdo që të jemi dhe kudo që të jetojmë, tha Asani.

“Pas ndërkombëtarizimit të punës sonë, duke themeluar departament për edukimin për Holokaustin, që na i ka hapur dyert nga Jerusalemi deri në Uashington, si dhe pas krijimit të departamentit për trashëgiminë e Nënës Terezë, të departamentit të marrëdhënieve shqiptaro-osmane e të departamenteve të tjera, dje në mbledhjen e Këshillit të Institutit vendosëm të ngremë edhe qendrat rajonale të trashëgimisë sonë, me ç’rast mbi të gjitha kemi parasysh qendrën rajonale të trashëgimisë kulturore ‘Qiriazët’, që së shpejti do të vihet në funksion në Manastir”, tha drejtori Asani.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, duke përshëndetur të pranishmit, kumtoi lajmin se ka nënshkruar vendimin që Muzeu i Kongresit të Manastirit, të jetë në agjendën e vizitave të obligueshme nga të gjitha shkollat e vendit.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, shpalosi nismën që Dita e Alfabetit të hyjë në kalendarin e festave kombëtare edhe në Shqipëri.

Më tej fjalë rasti patën edhe Marenglen Verli – kryetar i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Tirana, Hysen Matoshi – drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sabit Syla – drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, studiuesit Valter Memisha e Xhevat Lloshi, David Hosalook – drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare e Protestante, si dhe Nuer Arsllani – drejtor i Muzeut të Alfabetit në Manastir.
Në mesin e shumë mysafirëve, në këtë akademi shkencore morën pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori shqiptar – Fatos Reka, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës – Valmir Aziri, etj.
ITSHKSH-Shkup, ka themeluar një edicion të veçantë që do t’i kushtohet kësaj feste dhe do ta mbajë emrin “Ditë e Alfabetit”, ku do të botohen të gjitha punimet e aktiviteteve që ndodhin brenda manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”.
Të gjitha aktivitetet janë duke u mbajtur nën patronazhin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result