Akademia e Chelseas minierë ari për klubin, 100 milionë euro fitime që nga 2010

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roman Abramovich mbërriti në “Stamford Bridge” në vitet e para të mijëvjeçarit të ri, me një ëndërr specifike: ta bënte Chelsean një klub të fuqishëm dhe të vetë-qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo ëndërr duket se është bërë realitet pasi studimet e fundit tregojnë transferimet e mëdha për klubin që nga viti 2010.

Online Money Advisor ka zbuluar se Chelsea gjeneroi mbi 100 milionë euro nga transferimi i lojtarëve të diplomuar në akademinë e tyre që nuk mund të zinin vend në ekipin e parë.

Kjo shumë është më e madhe për 22 milionë euro se sa Arsenali që është në vendin e dytë.

Tottenhami është në vendin e pestë, me 40 milionë euro të krijuara nga shitja e lojtarëve.

Sistemi i akademisë të Bluve është më i fortë aktualisht. Blutë kanë gjithashtu gjashtë lojtarë në skuadrën e tyre të parë që kanë përparuar drejtpërdrejt nga akademia e klubit – me Mason Mount, Ruben Loftus-Cheek, Reece James, Callum Hudson-Odoi, Trevor Chalobah dhe Andreas Christensen.

Jashtë këtyre gjashtë lojtarëve të rregullt në planet e Thomas Tuchel, klubi ka shitur një mori lojtarësh të talentuar nga akademia e tyre gjatë viteve.

Po ashtu Chelsea aktualisht ka 22 lojtarë të huazuar në të gjithë globin.

Share This Article