Akademia e Shkencave me kërkesë zyrtarë që Kadare të nominohet për Çmimin Nobel

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare, festoi sot ditëlindjen e 84. Personaliteti shqiptar më i certifikuar. Fitues i Man Booker International Prize, 2005. Mbajtës i Çmimit të Asturias dhe Jeruzalem.

I vlerësuar anekënd botës, por edhe i nderuar me urdhrin më të lartë të Francës, Kalorës, Oficer dhe Komandant i Legjionit të Nderit, Kadare ka bërë që roli i veprës së tij në kulturën shqiptare dhe jo vetëm të jetë i pazëvendësueshëm. Akademia e Shkencave dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i kanë nisur një kërkesë zyrtare çmimeve Nobel për kandidaturën e tij.

 “Me vendimin nr 9, 16.1.2020. Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka ripropozuar Akdemisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për Çmimin Nobel në Letërsi. Duke vlerësuar jo vetëm nderimin e tij në shkallë ndërkombëtare, por edhe rolin e pazëvendësueshëm në letrat shqipe. Gjuha jonë arriti shkallën më të lartë të fuqisë shprehëse me veprën e Kadaresë”, ka deklaruar Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave.

Alda Bardhyli, kryetare e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit tha se “Kadare prej vitit 63 kur është botuar Gjenerali, e ka futur letërsinë shqipe në ajkën e letërsisë botërore. Sa herë që flitet për veprat më të mira të shek 20 apo 21 Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur , është prej 50 veprave më të mira botërore”.

Kadare sot është i lexueshëm në 50 gjuhë të botës. Prej vitesh emri i tij është pjesë e listës së kandidaturave për Çmimin Nobel në Letërsi. Dhe po ashtu është cilësuar si jë ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohore./TCH/

Share This Article