ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pamje të rënda/ Skandal në shkollën e fëmijëve me nevoja të veçanta! Nxënësit lidhen nëpër banka me litarë gjatë orës së mësimit 28 minutes ago
Arkeologët zbulojnë një anije luksoze nga Egjipti i lashtë 31 minutes ago
Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë  32 minutes ago
Zelensky: Uniteti midis Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm për negociatat e paqes 33 minutes ago
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri  35 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Akademia Suedeze i përgjigjet kryeakademikut Kraja: E vlerësuam veprën e Handkes, jo atë

albnews by albnews
19 November, 2019
in Bota, Kosova
0
Akademia Suedeze i përgjigjet kryeakademikut Kraja: E vlerësuam veprën e Handkes, jo atë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajës, lidhur me kërkesën e këtij të fundit që të anulohet çmimi Nobel, i dhënë për shkrimtarin austriak proserb, Peter Handke.

“Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”, kishte shkruar Kraja në letrën e tij dërguar akademisë suedeze më 10 tetor 2019, ku kishte numëruar radhazi gjithë ato që Handke kishte thënë për regjimin e Millosheviqit.

Ndërkohë në letrën që Akademia Suedeze i ka kthyer Krajës thuhet se Çmimi Nobel për Letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për atë që Handke është personalisht.

RelatedPosts

Pamje të rënda/ Skandal në shkollën e fëmijëve me nevoja të veçanta! Nxënësit lidhen nëpër banka me litarë gjatë orës së mësimit

Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë 

Zelensky: Uniteti midis Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm për negociatat e paqes

Tutje thuhet se ndarja e një çmimi të tillë është bërë në përputhje të plotë me testamentin që e kishte lënë Alfred Nobel.

Më poshtë e gjeni letrën e plotë të Akademisë Suedeze dërguar kreut të ASHAK-ut, Mehmet Krajës:

I nderuar Z. Kraja,

Ju faleminderit për shqetësimin tuaj të sinqertë. Komiteti i Nobel-it i ka vlerësuar qëllimet që qëndrojnë pas veprës letrare të zotëri Handke në mënyrë tjetër nga ju dhe Komiteti ka arritur në përfundimin se vendimi për dhënien e çmimit për të është në pajtim të plotë me qëllimin e shprehur në testamentin e Alfred Nobelit. Është e qartë se Handke kuptohet në mënyra të ndryshme. Çmimi Nobel ndahet për arritje. Kur një Handke shpërblehet me çmim, synimi është të vlerësohet vepra e tij e jashtëzakonshme letrare, e jo personi. Çmimi Nobel për fizikë ose kimi ndahet për zbulim, pavarësisht nga personi; çmimi në letërsi ndahet për zbulimin dhe zhvillimin e një mënyre të re të të shkruarit, pavarësisht nga personi. Vetëm vlerësimi estetik dhe asgjë tjetër përpos këtij vlerësimi është mesazhi që nënkupton ndarja e këtij çmimi.

Komiteti beson se në një shoqëri të hapur duhet të ketë vend për mendime të ndryshme për autorët dhe se duhet të ketë vend për interpretime të ndryshme dhe të arsyeshme të veprave të tyre letrare. Ne duhet të përpiqemi të respektojmë secilin, pavarësisht nga pikëpamjet e krejtësisht të ndryshme për çështje të rëndësishme. Në kuptim të kësaj që u tha gjithashtu besojmë se është e rëndësisë më të lartë në funksion të demokracisë dhe një dialogu të arsyeshëm që ne kemi vendosur të mbështetemi në gjetjet e ligjshme të gjykatave të tilla si Tribunal i Hagës. Gjetjet e Tribunalit për ne janë pjesë thelbësore e të kuptuarit të historisë tragjike të Evropës, nga e cila të gjithë shpresojmë se mund të mësojmë.

Ju sigurojmë për respektin dhe konsideratat tona më të larta.

Anders Olsson

Kryesues i Komitetit të Nobeli

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pamje të rënda/ Skandal në shkollën e fëmijëve me nevoja të veçanta! Nxënësit lidhen nëpër banka me litarë gjatë orës së mësimit

Pamje të rënda/ Skandal në shkollën e fëmijëve me nevoja të veçanta! Nxënësit lidhen nëpër banka me litarë gjatë orës së mësimit

9 December, 2025
Arkeologët zbulojnë një anije luksoze nga Egjipti i lashtë

Arkeologët zbulojnë një anije luksoze nga Egjipti i lashtë

9 December, 2025
Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë 

Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë 

9 December, 2025
Zelensky: Uniteti midis Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm për negociatat e paqes

Zelensky: Uniteti midis Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm për negociatat e paqes

9 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result