Akademik Luan Omari: Me vaksinimin mbroni veten dhe të tjerët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përcolli sot mesazhin e akademikut Luan Omari, i cili i bën apel qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

“Me vaksinimin nuk mbron vetëm veten, por edhe të tjerët. Ata që janë kundër, duhet të kenë shumë parasysh respektimin e masave mbrojtëse, përndryshe bëhen përgjegjës për shëndetin e komunitetit në të cilin bëjnë pjesë”, thekson akademiku Omari.

Nga data 1 nëntor ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës antikovid për mjekët dhe personat +60 vjeç. Po ashtu prej 1 nëntorit ka filluar sipas udhëzimit të ISHP, vaksinimi ka nisur edhe për fashën 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe frenim të imunitetit, si dhe për grupmoshën 16-18 vjeç.

Share This Article