Akid dhe Aiden, bebet e para në Shqipëri për vitin 2022

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se dy djem janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022.

Bebja e parë quhet Akid, dhe lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe Aiden i cili lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Mirë se erdhe AKID. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”, u shpreh Manastirliu.

Share This Article