Akil Gjakova fiton medaljen e artë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akil Gjakova është shpallur kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, duke e shtuar edhe një medalje të artë në listën e sukseseve të tij.

Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë.

Gjakova tregoi formë të mirë gjatë gjithë rrugëtimit deri në finale. Ai e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti xhudistin kanadez, Constatin Gabun me Ippon, para se të triumfonte në rrethin e tretë kundër zviceranit Nil Stump.

Akili në çerekfinale e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma, para se ta sigurojë atë në gjysmëfinale, duke e mundur garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, falë tri gabimeve të tij.

Share This Article