ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 5 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 5 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 5 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 5 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davutoglu

albnews by albnews
3 September, 2019
in Bota
0
AKP-ja do të përjashtojë ish-kryeministrin Davutoglu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga aleat në armik, AKP pritet të përjashtojë nga partia ish-kryeministrin dhe kryetarin e partisë, Ahmet Davutoglu. Tezat neo-osmane të tij janë ende në themel të politikës së jashtme të Turqisë.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër pasi … kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

BBC: Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

Qëndrimi kritik ndaj kreut të shtetit turk mund të ketë pasoja: sipas mediave, partia AKP e Rexhep Taip Erdoganit po punon që ta përjashtojë nga partia ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu. Kjo u vendos në kryesinë e partisë, nën drejtimin e Erdoganit të hënën, raporton gazeta “Hürriyet”.

Kohët e fundit Davutoglu është shprehur në mënyrë gjithnjë e më kritike për AKP-në nën Erdoganin. Ai e ka kritikuar partinë se po largohet gjithnjë e më shumë nga parimet e saj bazë. Ndër të tjera, ai kritikoi vendimin e Erdoganit, për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP-ja i humbi zgjedhjet.

Në përsëritjen e imponuar të zgjedhjeve në qershor, kandidati i AKP-së u mund përsëri nga kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu. Davutoglu kritikoi gjithashtu shkarkimin e disa kryetarëve prokurdë të bashkive në Turqinë lindore. Erdogani ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të tolerojë “tradhtarë” në parti. Si të tillë, ai tani duket se shikon ish-bashkëluftëtarin e tij.

Në Turqi ka kohë që spekulohet se Davutoglu dëshiron të krijojë një parti të re. Kohët e fundit, sipas mediave turke, planet janë bërë më konkrete. Edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dhe ish-Presidenti Abdullah Gyl thuhet se kanë plane për të themeluar partitë e tyre.

Sidomos në vitin 2016, në postin e shefit të AKP-së dhe të kryeministrit, Davutoglu u përpoq të vendoste thekse të tijat politike. Ndër të tjera, ai kundërshtoi ndryshimin e kushtetutës nga Erdogani, për të ngritur sistemin presidencial. Udhëheqja e AKP-së i kufizoi pas kësaj kompetencat e kryeministrit të atëhershëm. Pak pas kësaj, Davutoglu dha dorëheqjen.

Ish-kryeministri e ka ndikuar për vite më radhë politikën e Turqisë. Qasja e tij neo-osmane është edhe sot në themel të politikës së jashtme të Turqisë. Në vija të përgjithshme, kjo qasje synon lidhjen e vendeve islamike dhe epërsinë e Turqisë. Davutoglu gjithashtu e mbështeti dhe e zbatoi për vite më radhë dobësimin e demokracisë nga Erdogani.

Në mosmarrëveshje me Erdoganin, nga AKP janë larguar edhe ish-anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë, përfshirë ish-Presidentin Gül dhe ish-zëvendëskryeministrin Babacan. Të dy kanë qenë anëtarë themelues të AKP-së.

Lojtarët e PSG-së janë të lumtur që ylli i skuadrës, Neymar do të qëndrojë.

Me afatin kalimtar që u mbyll natën e kaluar, braziliani mbetet lojtar i PSG-së, pavarësisht interesimit të Realit dhe ish-klubit, Barcelona.

Bashkëlojtarët kanë thënë se është mirë që kapiteni i Brazilit nuk është larguar nga “Parku i Princave”, transmeton KosovaPress.

“Është me mirë që ka vendosur të qëndroj. Ishte me rëndësi që të qëndroj pjesë e projektit e sidomos që po i shmanget Barcelonës. Është me mirë të luajmë me një Neymar të mërzitur se të mbrohemi kundër një Neymari në formë të mirë”, thuhet nga kapi i PSG-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result