AKR mbetet në opozitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi ka thënë se partia e tij pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë, nëse konfirmohet se e ka kaluar pragun në kuadër të koalicionit me Nismën Socialdemokrate.

Ai ka deklaruar se subjekti politik që përfaqëson nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës të vendit.

Matoshi ka thënë për “Epoka e re” se qëndrimi në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake.

Ai është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës për AKR-në, ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.

Share This Article