ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në 54 minutes ago
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë! 57 minutes ago
Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti? 1 hour ago
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë 1 hour ago
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

AKSH-i grup i strukturuar kriminal

albnews by albnews
17 December, 2025
in Albania
0
AKSH-i grup i strukturuar kriminal
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar sot 8 masa sigurie ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Mirilda Karçanajt, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta dhe Erion Ismaili, vepruan kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

RelatedPosts

Hetimet/ SPAK kontrolle në banesat e Mirlinda Karçanajt dhe biznesmenëve

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Agasi është cilësuar si eminenca gri e kryeministrit. Në rrjet ka shumë pak foto të tij, ose foto të vjetra kur ai ishte një punonjës i administratës, inspektor mjedisi, i cilësuar “çun i shkathët”.

Vetëm vitet e fundit profili i tij u rrit shumë. Aq sa njerëzit afër Edi Ramës duhet të kalonin nëpërmjet tij për të mbaruar punët e tyre, ose, përndryshe, mund të shndërroheshin thjesht në armiqtë e tij dhe, si rrjedhojë, edhe të kryeministrit. Zërat thonë se ai zëvendësoi me shpejtësi personazhet që lidhnin fijet e Edi Ramës me botën e nëndheshme.

Bëhet fjalë për Ergys Agasin, i cili tashmë nuk është më personazhi misterioz që gjithë pushtetin ekonomik dhe jo vetëm përpiqej ta mbante jashtë vëmendjes mediatike.

Tashmë, me urdhër-arrestin e SPAK, Ergys Agasi dhe shpura e tij janë të ekspozuar përballë ligjit dhe publikut dhe disa të vërteta do të duhet të merren vesh.

Ndoshta edhe ato që përfliteshin korridoreve të Kryeministrisë, ku fuqia e tij nisi të shfaqej jo vetëm si “çuni i fortë” që zgjidhte problemet e kryeministrit me bandat, por edhe si “strategu” që ndërhynte mes grupeve rivale që ndanin pazaret brenda mazhorancës.

Po kush është Ergys Agasi? Çfarë e lidh atë me PS, veç faktit që është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi? Çfarë e lidh atë me tenderat e AKSHI-t? Cilat janë fijet e tij brenda këtij institucioni? Cila është lidhja e tij me Mirlinda Karcanajn? Dhe kush është biznesmeni që u mor peng për t’u tërhequr nga tenderat?

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”, u shpreh ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për RAI3.

Kaq mjaftoi që Agasi të ishte në qendër të ciklonit, ndërsa SPAK kishte çelur hetime dhe zbarkoi për kontroll në vilën e tij luskoze. Kjo pasi sinjalet se me tenderat e AKSHIT po abuzohej, sa vinin e bëheshin më të shpeshta e më të forta.

Hetimet tashmë kanë zbuluar se brenda AKSHI-t ka vepruar një grup i strukuruar kriminal me në krye Ergys Agasin.

Si pjesë e këtij grupi akuzohen edhe drejtoresha e AKSHIT Mirilda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

SPAK ka zbuluar hetimet se Agasi në bashkëpunim Ermal Beqirin dhe me ndihmën e zyrtarëve të policisë kanë marrë peng disa muaj më parë biznesmenin Gerond Meçe, i njohur për lidhje të forta në politike dhe që dikur merrte pjesën e luanit në tenderat e AKSHI.

Meçe rezulton të jetë rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma policie poshtë shtëpisë së tij. Ai është dërguar në drejtim të Elbasanit dhe rrugës ka kontaktuar me administratorin e shoqërisë së tij, duke i kërkuar të tërhiqet nga tenderat.

Pasi është marrë konfirmimi ai është lënë i lirë në një fshat të Elbasanit, sipas njerëzve pranë Meçes, ai ka ecur në këmbë derisa ka mundur të gjejë një taksi dhe të kthehet në banesë.

Biznesmeni që njihej për lidhje të forta me qeverinë ka siguruar kamerat dhe ka bënë në lëvizje disa nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në vend.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”, thotë SPAK.

Tenderat disa milionëshe të AKSHI-it janë fituar nga kompanitë e Ermal Beqirit, i cili u bë i njohur si një nga ekspertët e videos së famshme Meta-Prifti. Beqiri zotëron 11 kompani dhe ishte klienti kryesor i institucionit të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

“Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit”, thotë SPAK.

SPAK ka zbuluar se anëtarët e këtij grupi të krijuar brenda një institucioni shtetëror, kanë kryer veprime të kundërligjshme në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Kjo duket të jetë maja e një ajsbergu, të cilit vetëm prokurorët e posaçëm do të dinë t’i shkojnë deri në fund. Për sa kohë po hetohet për një grup të strukturuar kriminal, hetimet mund të sjellin të papritura jo vetëm në ngjarje dhe detaje, por edhe në emrat e përfshirë.

Afera e AKSHI-t është ndoshta ndër më tronditëset të ndodhura në vend, sepse dëshmon se krimi dhe shteti bëhen bashkë kur vjen puna te milionat. Dhe për të mos u harruar, AKSHI është një institucion delikat jo vetëm për trajtimin e të dhënave dhe sekreteve shtetërore që përmban, por edhe për një element thelbësor: varësinë e drejtpërdrejtë që ky institucion ka nga kryeministri.

Ndaj mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta shkarkojë vartësen e tij apo do të presë përfundimin e hetimeve. Apo mos vallë do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit, ashtu siç bëri për zonjën Balluku? Siç thotë populli, halli hallit nuk i ngjan dhe, në këtë rast, halli i zonjave me halle nuk e lë Edi Ramën të marrë frymë e të vendosë një standard me drejtësinë.

News 24

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

17 December, 2025
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

17 December, 2025
Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

17 December, 2025
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result