Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Viktima është një 29-vjeçar dhe, sipas raportimeve, nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Esslingen. I riu, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai jetonte jashtë vendit dhe kishte krijuar familje, duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur.
Autoritetet gjermane të sigurisë dhe ekipet mjekësore konfirmuan se përplasja rezultoi fatale për 29-vjeçarin. Rrethanat e sakta të aksidentit nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet.


