Aksident fatal në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar dhe plagosen dy të tjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 24-vjeçar durrsak ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. Mësohet se viktima është Qerim Gjepali, i cili ka lindur në Durrës më 19 dhjetor 1998 dhe jetonte në Massa Lombarda, në rrugën Gian Battista Bassi.

Mediet italiane raportojnë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi, ku makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali u përplas me një pemë.

Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të të riut shqiptar. Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania. Të dy ndodhen ende në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Share This Article