Aksident horror në Greqi: Makina me targa shqiptare përfundon poshtë kamionit, 5 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin Edessa, në veri të Greqisë.

Sipas asaj që shkruan Protothema, një makinë në të cilën udhëtonin 5 shqiptarë u përplas më një kamion, duke gjetur vdekjen të gjithë.

Shoferi i makinës, gjithnjë sipas të dhënave të para të medias greke, dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me kamionin që vinte përballë.

Identiteti i viktimave nuk dihen ende.

Nga ngjarja mësohet se i plagosur ka mbetur edhe shoferi i kamionit, i cili ndodhet në spital.

Për nxjerrjen e viktimave nga mjeti në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Share This Article