Aksident i frikshëm në Itali, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën A1 në Piacenza të Italisë në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave italiane dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike. Në aksident janë përshirë tri automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë, shkruan TGCOM.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prezenca e mjegullës. Aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe varg të gjatë automjetesh.

Share This Article