Aksident i frikshëm pranë Shkodrës, makina përplaset me shtyllën elektrike, drejtuesja e mjetit bllokohet brenda

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, pranë fshatit Zues, ku një makinë është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës.

Automjeti i drejtuar nga një 27-vjeçare ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin duke sjellë përplasjen e fuqishme që solli plagosjen e saj dhe dy pasagjereve nga 21 vjeç.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është bërë copash, ndërsa shtylla elektrike është rrëzuar në tokë.

Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për nxjerrjen e 27-vjeçares që ka mbetur e lënduar dhe e bllokuar në mjet.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article