Aksident i rëndë në Gjermani, humbasin jetën nënë e bir nga Kosova! Shpëton fëmija tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është regjistruar të mërkurën në Schramberg të Gjermanisë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar janë goditur nga një kamion dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë, në këtë aksident të rëndë ka mbijetuar fëmija tjetër i gruas, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera po lëvizte në trotuar në momentin e aksidentit. Sipas informacioneve, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, e cila thotë se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin dhe, në një distancë prej rreth 50 metrash, ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas ka përplasur gruan dhe fëmijën e saj.

Share This Article