Aksident i rëndë në Itali, dy trena përplasen me njëri-tjetrin pranë Bolonjas, plagosen 17 pasagjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë.

Sipas mediave italiane deri më tani numërohen 17 të plagosur, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Mësohet se autoritetet kanë ndërhyrë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì, ndërsa qarkullmi në zonë është pezulluar ndërsa autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sakaq, të gjithë pasagjerët janë larguar nga vendngjarja dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Share This Article