Aksident i rëndë në Itali, po ktheheshin nga një festë ditëlindje, 3 të rinj humbin jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre të rinj njëzet vjeçar humbën jetën gjatë natës në Asiago, në provincën e Vicenzës, pas një aksidenti të dhunshëm rrugor.

Makina me të cilën udhëtonin pesë shokët, u përplas me shatërvanin në qendër të rrethrrotullimit të Via Verdi rreth orës 3:30 të mëngjesit. Përplasja ishte fatale, tre prej tyre vdiqën menjëherë, një i katërt pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë fraktura të kafkës. I riu i pestë në bord i shpëtoi mrekullisht lëndimeve.

Tre të ndjerit, po ktheheshin në shtëpi nga një festë ditëlindjeje. Viktimat, të gjithë banorë të zonës së Vicenzës, po udhëtonin në një Peugeot 207 që u përplas me një shatërvan në qendër.

Sipas autoriteteve, pamjet e kamerave të mbikëqyrjes tregojnë se makina po udhëtonte me shpejtësi të lartë. 

Share This Article