Aksident i rëndë në Itali, vdesin 5 të rinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, katër djem dhe një vajzë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona  të mbrëmjes së të shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescia, ku një autobus është përplasur me një makinë duke u marrë jetën 5 të rinjve të moshës nga 17 në 22 vjeç.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, udhëtuan për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt. Viktimat janë tre 20 vjeç të identifikuar si  Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

Ndërkohë nga aksidenti ka shpëtuar shoferi i autobusit i cili ndodhet në gjendje shoku. /abcnews.al

Share This Article