Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.

39-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

Share This Article