Aksident i rëndë në SHBA, vdesin 13 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 13 persona, përfshirë 10 meksikanë, vdiqën të martën në një aksident të rëndë trafiku, ku një kamion i madh goditi një xhip të stërmbushur me 25 të rritur e fëmijë në Kaliforni të SHBA-së, afër kufirit me Meksikën.

Një zëdhënëse e autoriteteve për dogana dhe imigracion tha se autoritetet i kanë filluar hetimet për të zbuluar nëse në këtë rast ka pasur trafikim të njerëzve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Foto: Reuters

Nga pamjet e publikuara shihet se kamioni e ka goditur veturën anash dhe pjesa nga vozitësi është shtypur tërësisht.

Roberto Velasco, drejtor për Amerikën Veriore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës, tha se është konfirmuar vdekja e dhjetë meksikanëve. Sipas tij, meksikanë ka edhe në mesin e të lënduarve.

Foto: Reuters

Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie kanë qenë duke lëvizur kamioni dhe vetura SUV ose nëse vozitësi i veturës nuk e ka respektuar shenjën për ndalim të detyrueshëm para lidhjes në një rrugë tjetër.

Viktimat, në mesin e të cilave është edhe vozitësi i veturës, janë të moshës nga 15 deri në 53-vjeçare. Policia tha se vozitësi i veturës ishte 22 vjeç.

Share This Article