Aksident i rëndë në Shkodër, dy të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistuar sot rreth orës 14:35, në aksin Shkodër – Tiranë, pranë fshatit Kryebushat.

Dy gra raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasjes së dy mjeteve.

Viktimat janë të moshës 40-45 vjeçe, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Shkodrës.

“Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendgjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

Share This Article