Aksident i rëndë në Sukth, 4 të lenduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Sukthit.

Sipas informacioneve të para raportohet se një mjet tip “Renault” është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 4 persona të plagosur, ndërkohë që shoferi i “Renault” është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

“Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Tre të miturit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me shkaqet e ngjarjes./Ora News/

Share This Article