Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 persona, 3 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (18 tetor) në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti, fatkeqësisht kanë humbur jetën S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa Policia ka nisur hetimet.

Share This Article