Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në orët e para të ditës së martë (23 shtator) ka ndodhur një aksident me fatalitet në Zajm të Klinës.

Në ora 05:00 të mëngjesit, aksidenti mes një kamioni transportues dhe një veture ka lënë dy persona të vdekur dhe dy të lënduar sipas njoftimin nga Policia e Kosovës.

“Ju informojmë se me datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejё-Prishtinё, nё fshatin Zajm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore”.

“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”.

“Trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet më tej në njoftimin nga Policia.

Share This Article