Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën 1 person e lëndohen 4 të tjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një person ndërsa janë lënduar katër të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës, më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Share This Article