Aksident mes autobusëve në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua në të tridhjetat ka vdekur dhe dy të tjerë janë hospitalizuar pas një aksidenti mes dy autobusëve afër stacionit të trenit Victoria në Londër.

Në fotografitë e publikuara në internet shihen autobusët ngjitur me njëri-tjetrin. Raportohet se aksidenti ndodhi në orën 8 e 25 minuta të mëngjesit, në kohën kur ka trafik të ngarkuar në kryeqytetin britanik.

Besohet se njëri autobus e goditi tjetrin para se t’i godiste më pas edhe udhëtarët që ndodheshin para tyre,shkruan Daily Mail

Njëra nga këmbësoret u shpall e vdekur në orën nëntë dhe dy të tjerë janë trajtuar në spital për lëndime jashtë rrezikut për jetë. Një person tjetër është trajtuar në vendin e ngjarjes por nuk është dërguar në spital.

Pas aksidentit, udhëtarët thanë se udhëkryqi ku ndodhi ngjarja ka qenë ankth për vite të tëra për shkak të qarkullimit të dendur të autobusëve dhe se në atë vend nevojitet ndërhyrje.

Share This Article