Aksident në Elbasan, humb jetën 8-vjeçarja, 5 persona të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune (17 qershor) në Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 8 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 persona. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.

Në ngjarje u përfshinë dy automjete, ku një makinë tip “Golf”, e drejtuar nga shtetasja me inicialet T. B.,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 8-vjeçarja, pasagjere në automjetin tip “Golf”, ndërsa janë plagosur edhe drejtuesja e automjetit dhe vajza e saj e 11 vjeçe. Ato janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Po ashtu kanë pësuar lëndime edhe drejtuesi i automjetit tjetër dhe 2 pasagjerët që po udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article