Aksident në Elbasan-Peqin/ 20-vjeçari përplaset me karrocën, ndërron jetë 58-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një 20-vjeçar ka aksidentuar një 58-vjeçar teksa ky i fundit drejtonte karrocën që tërhiqej nga kali.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin, i cili drejtonte karrocën.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë  e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin  që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article