Aksident në Qafë Thanë, 5 persona të plagosur, shkrumbohet makina  

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident me pasojë 5 të plagosur, 2 për të cilët mësohet se janë në gjendje më të rëndë, është regjistruar në Qafë Thanë. Nga pamjet e publikuara nga RTSH, vihet re se aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes mes një autobuzi dhe një makine.

Kjo e fundit ka marrë flakë dhe për pasojë është shkrumbuar thuajse tërësisht. Edhe autobuzi, në krahun e shoferit, vihet re se ka marrë goditje, dhe për pasojë është përplasur nga mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksident është krijuar edhe trafik. 

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.  Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,- njofton policia

Share This Article