Aksident tragjik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Një aksident me bilanc lufte ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë.

Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 viktima të së njëjtës familje dhe një i plagosur.  

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin  A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Foto arkiv

Share This Article