Aksident tragjik në Angli, vdes i riu shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Gravel Hill të Britanisë së Madhe, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Robert Morina, 24-vjeç, ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi A3”, kur u përfshi në aksident.

Autoritetet thanë se makina u përmbys në rrugë, ndërsa i riu shqiptar ndërroi jetë në vendngjarje.

24-vjeçari, i cili punonte si hidraulik kishte marrë lëndime të rënda në kokë. Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar.

Share This Article