Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.
Sipas të dhënave paraprake, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere pranë zonës së Fushë Prezës dhe më pas shpërtheu në flakë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes