Aksident tragjik në Itali/ Përplasen dy makina, 4 persona humbin jetën, mes tyre 3 ushtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Taranto–Bari.

Katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një përplasje midis dy automjeteve pranë një tuneli.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, karabinierët, policia rrugore dhe teknikët. Trafiku është bllokuar përkohësisht në të dy drejtimet.

Midis viktimave ishin tre ushtarë që po udhëtonin me makinë me dy kolegë të tjerë të cilët u plagosën dhe u dërguan në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, raportohet në media.

Ushtarët, që i përkisnin Brigadës së 7-të të Pinerolo Bersaglieri të stacionuar në Altamura dhe me origjinë nga provinca e Tarantos, po udhëtonin në makinë.

Viktima tjetër ishte drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar. Ekipet e shpëtimit u gjendën përballë një skene të tmerrshme. Disa trupa ishin hedhur në asfalt.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tyre konsiderohet kritike.

Share This Article