Aksident tragjik në Kroaci, autobusi del nga rruga, 12 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi dhe përplasjes së tij në një kanal, në veriperëndim të Kroacisë.

Radio Evropa e Lirë raporton se aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur në spital dhe se numri i të vdekurve në aksident tani është dymbëdhjetë.

Fillimisht ishte raportuar për 11 persona të vdekur.

Sipas Reuters dymbëdhjetë persona humbën jetën dhe 31 u plagosën, 18 prej tyre në gjendje të rëndë.

Autobusi polak ishte i mbushur me pelegrinë fetarë rrëshqiti nga rruga dhe u rrëzua pranë Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore herët të shtunën, thanë autoritetet.

Share This Article