Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një aksident fatal në qarkoren e Shkupit, jetën kanë humbur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë, ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit, ndërsa gjatë mbrëmjes së vonshme pas lëndimeve të marra nga aksidenti jetë ka ndërruar edhe polici shqiptar, Safet Bajrami.

Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.

Share This Article