Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit, duke lënë pas dy viktima. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:20, ku një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me një reklamë rrugore.

Gazetarja e RTSH 24 bën me dije se viktimat janë Valentin Bluda, 34 vjeç, i cili drejtonte automjetin, dhe babai i tij, Nikoll Bluda, 76 vjeç, i cili ishte pasagjer. Të dy humbën jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.”, njofton policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Share This Article