Aksident tragjik në Shqipëri, humbin jetën dy vajza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë ndërruar jetë dy prej 4 vajzave të cilat mbetën të plagosura në aksidentin mes 5 makinave në dalje të tunelit të autostradës Tiranë- Elbasan. Vajzat ishin të moshave 22 dhe 23 vjeçare.

“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje dhe pamjet e përcjella nga media tregojnë se makinat janë përplasur në shpejtësi të lartë mes tyre. Njëra prej 4 vajzave mbeti e bllokuar për rreth gjysëm ore në makinë derisa ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat sharruan makinën.

Ndërkohë dy vajzat e tjera ndodhen në spital në gjendje të rëndë./Express

Share This Article