Aksidente rrugore në Kenia dhe indi, mbi 70 persona humbin jetën në të dy shtetet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 45 persona humbën jetën në perëndim të Kenias, pasi një kamion u përplas me disa automjete dhe goditi këmbësorët. Qyteza e Londianës është e njohur në këtë vend për aksidentet e shpeshta automobilistike. Dëshmitarët e cituar nga media lokale thanë se kamioni doli nga autostrada kryesore dhe goditi disa automjete përpara se të godiste këmbësorët dhe tregtarët. Dëshmitarët shpërndanë foto të automjeteve të shkatërruara.

Oficerët e policisë thanë se 45 persona kishin humbur jetën, por besohet se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona u dërguan në spitale në gjendje kritike për jetën. Organizata e Kryqit të Kuq në Kenia tha se reshjet e dendura të shiut kishin vështirësuar operacionit e shpëtimit dhe se njerëzit kishin mbetur për një kohë të gjatë të bllokuar në automjetet e shkatërruara.

Ndërkohë në Indi, shpërthimi i gomave të një autobusi, bëri që mjeti me 33udhëtarë të humbte drejtimin dhe të përplasej me një trafikndarëse dhe të shpërthente në flakë, duke lënë të vdekur të paktën 25 njerëz.

Tetë të mbijetuar u dërguan në spital, tha policia. Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Indi, shpesh për shkak të drejtimit të pakujdesshëm, rrugëve jo të mirëmbajtura dhe automjeteve të vjetruara. Më shumë se 110,000 njerëz vriten çdo vit në aksidente rrugore në të gjithë Indinë, sipas policisë.

Share This Article