Aksidenti i mori jetën 17-vjeçarit, qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë.

Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi” dhe qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.

Ata kanë marshuar për jetën duke simbolizuar, kërkuar, më tepër siguri dhe kujdes në rrugët e qytetit.

Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi. Të gjithë kanë marshuar në heshtje, duke filluar nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës, deri në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti. 

Share This Article