West Ham njoftoi këtë të diel se sulmuesi Michail Antonio iu nënshtrua një operacioni për një frakturë në këmbë, pas një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi të shtunën, në zonën e Essex.
Klubi londinez bën me dije se gjendja shëndetësore e xhamajkanit do të monitorohet me kujdes dhe se do të publikohen informacione të reja kur të jetë e përshtatshme, duke shprehur gjithashtu mirënjohje të shumta.
“Të gjithë në klub i urojnë Michail-it një rikuperim të shpejtë dhe falënderojnë komunitetin e futbollit në përgjithësi për mbështetjen e madhe që është shfaqur që nga momenti i lajmit. Falënderimet shtrihen edhe për shërbimet emergjente dhe ekipet e shpëtimit që ndihmuan lojtarin”, thuhet në njoftimin zyrtar.