Aksidenti i rëndë në Korçë, 5 të plagosur dhe 1 person i bllokuar në mjet, policia jep detajet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.

 Sipas  informacioneve janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën. Sipas policisë deri tani raportohet për 5 të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet.

Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article