Aksidenti me 5 viktima në Itali, Salvini: Gabim njerëzor, po hetojmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri italian i Transportit e Infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar mbi tragjedinë e vdekjes së 5 punëtorëve që po punonin mbi binarët hekurudhorë.

Mediat vendase shkruajnë se ministri është shprehur se ky është një gabim njerëzor dhe ka theksuar se do të hetohen shkaqet e kësaj ngjarje.

“Gabim njerëzor. Normat ligjore e thonë qartë se mund të punohet mbi binarë, vetëm nëse është mbyllur trafiku hekurudhor për një kohë të caktuar. Ka munguar komunikimi e po hetojmë mbi këtë. E pamendueshme të humbësh jetën në 2023 në vendin e punës nga një tren që nuk duhej të ishte aty”, ka thënë Salvini.

Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur edhe hetimi për të zbardhur ngjarjen e identifikimin e përgjegjësve të kësaj ngjarje tragjike.

Share This Article