Disa orë pas aksidentit më të rëndë hekurudhor në Grequ ku 40 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis.
“Prej disa vitesh kontribuoj në politikë, por e konsideroj një element të rëndësishëm të demokracisë që qytetarët e vendit tonë të kenë ende besim në sistemin tonë politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen si ministër i Infrastrukturës dhe Transportit. Kjo është më e pakta që mund të bëj në shenjë respekti për kujtimin e viktimave”, shkruan Karamanlis.
Më herët, zona e aksidentit të rëndë ku dy trena u përplasën me një shpejtësi mbi 150 km/h u vizitua dhe nga kryeministri Mitsotakis, i cili shprehu angazhimin për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Deri në këto momente është arrestuar shefi i stacionit hekurudhor të Larisës, i cili për minuta të tëra nuk ka pikasur që treni i pasagjerëve dhe ai i mallrave kanë qenë në të njëjtët binarë.
Aksidenti hekurudhor ndodhi pak përpara mesnatës pranë Tempes ku dy vagonët e parë të trenave shpërthyen në flakë për shkak të impaktit të madh.
Shumë prej viktimave raportohet të kenë qenë të rinj, të cilët do të merrnin pjesë në një festë.