Aksidenti me Jet Ski në Himarë, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 16-vjeçari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve 16-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pasditen e djeshme (16 gusht) në Himarë, pas aksidentit me Jet Ski.

Ngjarja u regjistrua në plazhin e Llamanit, ku 16-vjeçari sëbashku me tre shokë të tij, morën me qira dy mjete Jet Ski.  

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë humbi jetën i mituri, ndërsa u plagos shoku i tij. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Historia u thur dhe u shit fillimisht si një ngjarje aksidentale, ku u tha se djali i mitur u plagos rëndë për shkak se u përplas me një copë shkëmbi nënujor kur po hidhej në det, dhe se shoku i tij mbeti edhe ai i plagosur pasi po tentonte ta shpëtonte, ka qenë tërësisht e gënjeshtër.

Policia e Himarës, pas hetimeve të thelluara, ka rrëzuar tërësisht “alibinë” e thurur fillimish të kësaj ngjarje, duke e klasifikuar atë si “plagosje të rëndë nga pakujdesia”.

Për pasojë ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Ndërkohë, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

Share This Article