Aksidenti me makinë-aktorja Anne Heche nuk pritet të mbijetojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktorja amerikane, Anne Heche, nuk pritet të mbijetojë, ka thënë familja e saj, pas një aksidenti me makinë në fillim të kësaj jave.

Ajo mbetet në koma dhe kishte “një dëmtim të rëndë anoksik të trurit”, thuhet në një njoftim – kur truri është i privuar nga oksigjeni.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme”, shtuan ata.

Anne Heche (Foto: Reuters)

Makina e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar.

Policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar praninë e drogës – por nevojiteshin testime shtesë për të përjashtuar çdo substancë të dhënë në spital.

Pamje pas aksidentit të Anne Heche

53-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka luajtur në filma duke përfshirë “Donnie Brasco”, “Cedar Rapids” dhe “Psycho” të vitit 1998.

Heche është shfaqur gjithashtu në “”Dancing ëith the Stars” të Amerikës.

Pamje pas aksidentit të Anne Heche

Ajo është gjithashtu ish-partnerja e prezantueses amerikane, Ellen DeGeneres. 

Anne Heche (Foto: Getty Images)

Share This Article